Nën përcjellje të forcave të mëdha policore “Italiani” dërgohet në QKUK

Nën përcjellje të forcave të mëdha policore “Italiani” dërgohet në QKUK

Aktuale September 01, 2023 - 10:13

Andi Pajaziti, i cili njihet me nofkën “Italianit”, sërish është dërguar në QKUK. I dyshuari kryesor për incidentin tragjik që ndodhi para disa javësh në “Bon Vivant”, ku është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë, sot nën përcjellje të forcave të mëdha policore është përcjell për në QKUK.

Pamjet që ka sjell portali “Sinjali” shihet Andi Pajaziti i shoqëruar nga disa policë të njësisë speciale.

Në rastin e “Bon Vivantit”, ai ishte plagosur dhe pas arrestimit ishte dërguar në QKUK. Pas trajtimit, ai ishte dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Image