Nagavci uron nxënësit: Janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor
Foto: Laura Hasani

Nagavci uron nxënësit: Janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor

Aktuale September 01, 2023 - 08:37

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar 1 shtatorin për të gjithë nxënësit e vendit.

Nagavci përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë duke punuar në rritjen e cilësisë në arsim.

“MASHTI në bashkëpunim me komunat shkollat ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar viti i ri shkollor. Po punojmë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe ligjore”.

“Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosshmëri po avancojmë politikat arsimore”, është shprehur Nagavci.