Sot në Rahovec hapet edicioni i 22-të i Hardh Fest-it

Sot në Rahovec hapet edicioni i 22-të i Hardh Fest-it

Aktuale September 01, 2023 - 08:11

Duke filluar nga ora 12:00, në Rahovec sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.

Është bërë e ditur se aty merr pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.