
A do të kandidojë për kryetare të LDK-së në Vushtrri? Flet Rrezarta Krasniqi
Më 17 shtator Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega e saj në Vushtrri, do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme.
Kuvendi Qendror i LDK-së në Komunën e Vushtrrisë do të mblidhet më 17 shtator, me fillim në orën 12:00, për ta zgjedhur udhëheqësinë e re.
Ky njoftim është bërë i ditur nga Dega e LDK-së në Vushtrri në rrjetin social Facebook.
Mediat lokale në Vushtrri kanë raportuar se kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në këtë komunë janë Xhafer Tahiri dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.
Zeri.info ka kontaktuar kryetarin aktual të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, për ta pyetur rreth kandidaturës së tij, por i njëjti ka thënë se është në një takim dhe nuk mund të flasë.
Se a do të jetë kandidate për kryetare të LDK-së në Vushtrri deputetja Rrezarta Krasniqi, ashtu siç u raportua, një gjë të tillë për Zeri.info e ka mohuar vetë Krasniqi.
“Jo, jo nuk jam”, deklaroi shkurtimisht Krasniqi për Zeri.info.