Abazi thotë se deputetët e LVV-së që nuk votuan për Kodin Civil janë kërcënuar e fyer brenda partisë
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se ish-partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka kërcënuar deputetet që kanë votuar kundër Kodit Civil, një pikë në të cilën legjitimon regjistrimin e personave të komunitetit LGBT për bashkëjetesë.
Kodin Civil e kishin votuar kundër disa deptuetë të LVV-së, përkundër se ishte kërkesë publike e LVV-së që të votohet.
Abazi ka thënë se në prapaskenë këta deputetë janë kërcënuar, fyer në vazhdimësi.
Sipas tij kërcënimet kanë përfshirë largimin nga grupet parlamentare si dhe mos futjen e tyre në listat e ardhshme zgjedhore.
“Deputetët Vetëvendosjes si Eman Rrahmani, Visar Korenica janë kërcënuar në vazhdimësi. Kur janë anetemu emrat e deputetëve nëpër ambasada nga Mimoza Kusari-Lila. Njerëzit që nuk kanë votu për Kodin Civil janë larguar prej listave të të ftuarve”, tha fillimisht ai në T7.
“Janë kërcënuar me largim nga komisionet parlamentare, ka qenë trysni e madhe. Vetë nga Kurti i është bërë kërcënim të gjithë deputetëve që nuk janë duke e përcjellur vendimin e Kurtit që më nuk do të hyjnë në listë”, ka thënë Abazi.