Sejdiu: Vendimi i GJND-së 13 vjet më parë ishte akti më historik
Aktuale
July 22, 2023 - 19:12
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 13 vjet më parë ishte akti historik më i rëndësishëm që e mbështet edhe juridikisht Pavarësinë e Kosovës.
Sejdiu ka theksuar se vendimi i GJND-së, i cili ishte i mbështetur në argumente të fuqishme dhe të parrëzueshme, konfirmoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare e as të Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese.
“Ky vendim i GJND-së ishte përgjigje edhe ndaj gjithë atyre lojërave dhe trysnive ndaj Kosovës me të cilat dëshironin të shembnin vullnetin e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar Sjediu.