Dështon Komisioni për Integrim Evropian, Bislimi s’shkon për raportim
Foto: Laura Hasani

Dështon Komisioni për Integrim Evropian, Bislimi s’shkon për raportim

Aktuale July 21, 2023 - 09:34

Ka dështuar mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane, për shkak se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, nuk ka shkuar të raportojë në këtë komision për zhvillimet e fundit në dialog.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se Bislimi e ka konfirmuar një ditë më herët pjesëmarrjen e tij në Komision, por se nuk ka shkuar për të raportuar.

“Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, sepse ne si Komision ende nuk e kemi listën e projekteve për IPA dhe në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do duhej ta sillte listën e projekteve. Po shihet serioziteti i kësaj Qeverie.Ai do të duhej të vinte të na tregonte për takimin në Bratislavë, një takim që do duhej të ndodhte në Bruksel dhe jo atje”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, para se të fillojë mbledhja e këtij komisioni, deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka vendosur në mur fotografi të zëvendëskryeministrit Bislimi nga seanca e 13 korrikut, i cili shihet duke gjuajtur me ujë në drejtim të deputetit të PKD-së, Mergim Lushtaku. /Zëri

LEXO EDHE:  Bislimin e pret një “befasi” nga Deliu-Kodra në Komision