Bislimin e pret një “befasi” nga Deliu-Kodra në Komision
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen, e cila pritet të fillojë pas pak, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila është anëtare e këtij komisioni, është “kujdesur” që t’i bëjë një “befasi” Besnik Bislimit, raporton Zeri.info.
Ajo në muret e sallës, ku do të mbahet kjo mbledhje, ka vendosur disa fotografi të momentit kur Besnik Bislimi në seancën e 13 korrikut të Kuvendit të Kosovës e kishte goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mergim Lushtaku e që më pas ky veprim i tij çoi në përleshje.
Anëtarët e Komisionit janë në pritje të ardhjes së Bislimit, për të raportuar para tyre. /Zëri
LEXO EDHE: Si nisi përleshja fizike në Kuvend? [pamje]