Si nisi përleshja fizike në Kuvend [pamje]

Si nisi përleshja fizike në Kuvend [pamje]

Aktuale July 13, 2023 - 11:53

Deputetët e opozitës dhe disa ministra të Qeverisë janë përfshirë sot në një përleshje fizike në Kuvendin e Kosovës.

E gjitha ka ndodhur derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke folur për situatën e sigurisë në veri, ku përmendet sukseset e Qeverisë së tij në luftën kundër krimit të organizuar atje.

Gjatë fjalimit të Kurtit, deputetët e opozitës, kryesisht të PDK-së, brohorisnin “rrenc, po rren”, ndërsa më pas deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku tentoi të hidhte ujë mbi Kurtin në foltore dhe ministri i Financave Hekuran Murati tentoi ta mbronte që të mos lagej Kurti.

Situata u ndez, kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi hodhi një shihe plastike në drejtim të Lushtakut dhe pastaj u përfshinë deputeti tjetër i PDK-së Hajdar Beqa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë të PDK-së dhe ministra të Qeverisë.

Më poshtë pamjet: