Nacionale publikon përgjime, dëgjohet Kusari-Lila duke biseduar me Simiqin për Radojiçiqin

Nacionale publikon përgjime, dëgjohet Kusari-Lila duke biseduar me Simiqin për Radojiçiqin

Aktuale July 10, 2023 - 14:40

Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Këto incizime, sipas Nacionales, janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Sllavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Sllavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Millan Radojiçiqin.

Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.

Në përgjimet e tjera që do të publikohen ditëve në vazhdim Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vetë nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Sllavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë shefja e deputetëve të LVV-së nuk e mohon asnjëherë.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme: