Porosia e Clintonit në Tiranë që humbi shkaku i përkthimit: Serbët gabuan që s’dolën në zgjedhje
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, i cili qëndroi në Tiranë, të hënën, me ftesë të kryeministrit Rama ka folur edhe për situatën në veri.
Fjalimi i tij u komentua shumë edhe për shkak se u përkthye me disa gabime.
Clintoni në të vërtetë adresoi kritika për mosdaljen e serbëve në zgjedhjet e 23 prillit në veri.
“Kosovarët i krijuan këto katër komuna për të mirën e serbëve për t’ua dhënë atyre edhe 4 kryetarë sikurse edhe vendet në Parlament. Kështu që ata gabuan që nuk dolën për të votuar”, ka thënë Clintoni.
“Çfarë çështje e madhe politike do të avancohej nga fakti se kush udhëheq me këto qytete te vogla”, ka pyetur Clintoni.
Tutje, Clintoni i ka quajtur marrëzi tensionet në veri, duke kërkuar që të ndalen.
“Unë mendoj që është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë [në Kosovë], të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të shprehur qëndrimin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë ai.