KFOR-i turk vendoset në Zubin Potok

KFOR-i turk vendoset në Zubin Potok

Aktuale June 15, 2023 - 11:53

Trupat turke të KFOR-it janë vendosur në Zubin Potok për shkak të situatës së tensionuar gjatë këtyre ditëve.

Këtë e bëri të ditur gazetari turk Abdyl Vehabi, i cili publikoi disa fotografi dhe tha se është vendim i duhur vendosja e këtyre trupave në këtë pjesë, shkruan Zeri.info.

“Në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, trupat turke të stacionuara në qytetin e Prizrenit, së bashku me automjetet e famshme turke BMC Vuran, janë transferuar në Zubin Potok, në veri të vendit, ku është përshkallëzuar së fundmi situata me Serbinë”, shkroi ai në Twitter.

Kujtojmë se përveç dhunës e veprimeve propagandistike në veri, situata është tensionuar më shumë nga kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga disa serbë të maskuar.

Gjë që nxiti reagime të shumta dhe KFOR-i e konsideroi si shkelje të Rezolutës 1244. /Zëri