Kjo është harta të cilën e prezantoi Kurti, vendi ku dyshohet se u kidnapuan tre policët e Kosovës

Kjo është harta të cilën e prezantoi Kurti, vendi ku dyshohet se u kidnapuan tre policët e Kosovës

Aktuale June 15, 2023 - 09:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku u kidnapuan gjatë së mërkurës tre zyrtarët policorë nga forcat serbe.

Ai ka prezantuar hartën nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se ndodhi kidnapimi i policëve të Kosovës nga ata të Serbisë.

Image

Kryeministri ka shtuar se vendi ku ka ndodhur kidnapimi është 1 kilometër larg kufirit në njërën anë, pjesa veriperëndimore, 670 metra larg pjesa veriore dhe në pjesën jugperëndimore 300 metra.

Kurti tha se në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i dhe PK-ja dhe aty janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë, pranga lidhëse plastike.

Image

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habis është që KFOR-i deri më tani nuk doli zyrtarisht me shpjegim se ku është ky vend, e ky vend është në Kosovë. Edhe automjeti, edhe ushqimi që kanë ngrënë policët, gjithçka është thellë në territorin e Kosovës”.

Image

Kurti shtoi se në territorin e Kosovë kanë hyrë dy formacione të armatosura të Serbisë.

Image

Image