
Konjufca: Lufta ishte nën flamur shqiptar, projekti ishte liri për të gjithë
Aktuale
June 12, 2023 - 19:42
Me rastin e 12 qershorit, 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, organizuan pritje shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se 12 qershori 1999, është ndër datat më të rëndësishme për popullin tonë.
“Përveç ditë e rëndësishme e çlirimit nga Serbia, kjo është ditë e falënderimit dhe kujtimit dhe reflektimit tonë”, tha kryeparlamentari Konjufca, raporton rtk.
Sipas tij, në këtë ditë kujtohet rruga e gjatë dhe e vështirë që është kaluar në përpjekjet shekullore për t’i dhënë fund okupimit dhe për ta përmbysur padrejtësinë.