Politikani serb në gjuhën shqipe uron Kosovën për Ditën e Çlirimit dhe denoncon Millosheviqin e Vuçiqin

Politikani serb në gjuhën shqipe uron Kosovën për Ditën e Çlirimit dhe denoncon Millosheviqin e Vuçiqin

Aktuale June 12, 2023 - 16:43

Politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviq, e ka bërë një postim në Tëitter në të cilën uron të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Këtë postim z. Bogdanoviq e ka bërë në gjuhën shqipe, derisa denoncon të gjitha viktimat e regjimit të Millosheviqit, ku thotë se Vuçiq ishte “Ministër i Informacionit”.

“Le t’i shtrijmë dorën e pajtimit njëri-tjetrit për të ndërtuar një Kosovë moderne!” – ka thënë tutje ai.

Bogdanoviq së fundi ka treguar se është marrë në pyetje nga BIA serbe në lidhje me qëndrimet e tij pro Kosovës.