Hetemi: Lajmi se KFOR-i më ka kërkuar të largohem, i pavërtetë

Hetemi: Lajmi se KFOR-i më ka kërkuar të largohem, i pavërtetë

Aktuale June 09, 2023 - 22:59

Janë bërë javë që kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi ka mbetur i ngujuar në objektin e komunës, kurse sot në media u publikua një lajm ku thuhej se KFOR-i i ka kërkuar atij që të largohet.

Madje në lajm thuhej se nëse nuk e bën një gjë të tillë atëherë do ta largonin me forcë, raporton Zeri.info.

Por, Hetemi ka thënë se ky lajm është tërësisht i pavërtetë dhe se një gjë të tillë nuk ia ka kërkuar askush as KFOR-i.

Ai bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme që qarkullojnë këto kohë.

“Lajmi i publikuar në portalin ‘Paparaci’ se mua më ka urdhëruar KFOR-i të largohem nga Komuna apo të më nxjerrin me forcë është totalisht i pavërtetë.

Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, shkroi ai në Facebook. /Zëri