Muja: Me dërgimin e draftit për Asociacion Rama po forcon raportet me Vuçiqin

Muja: Me dërgimin e draftit për Asociacion Rama po forcon raportet me Vuçiqin

Aktuale June 08, 2023 - 14:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili njoftoi se sot ua ka dërguar një draft për Asociacionin presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Muja ka thënë se ky draft vetëm se dëshmon marrëdhëniet e forta që kanë Rama dhe presidenti serb, shkruan Zeri.info.

“Duke dërguar statut për Asociacionin në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri