Ish-ministrja e Jashtme: “Agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje
Foto: Laura Hasani

Ish-ministrja e Jashtme: “Agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Aktuale June 08, 2023 - 13:18

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione dhe lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj-Stublla në një postim në Twitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.