Edi Rama tregon kush e hartoi draftin e Asociacionit që ua dërgoi Francës e Gjermanisë
Foto:Laura Hasani

Edi Rama tregon kush e hartoi draftin e Asociacionit që ua dërgoi Francës e Gjermanisë

Aktuale June 08, 2023 - 12:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje të reja lidhur me draftin e Asociacionit të cilin ua ka përcjellë Francës e Gjermanisë.

Rama ka thënë se këtë draft e kanë hartuar ekspertët amerikanë dhe evropianë.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Sholz një draft të Asociacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst”, tha Rama.

Ai tha se lutet që Kosova të mos ketë sanksione.

“Serbia po bën atë që ka bërë e herët e tjera një kohë gjithnjë e gjatë nëse Kosova , uroj dhe lutem që të mos ndodhë, do sanksionohet për qëndrimin e saj”, tha Rama.