Rrustemi ironizon me Ramën pas propozimit të draftstatutit për Asociacionin: Dërgoja fillimisht Dejona Mihalit

Rrustemi ironizon me Ramën pas propozimit të draftstatutit për Asociacionin: Dërgoja fillimisht Dejona Mihalit

Aktuale June 08, 2023 - 12:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë sot të ditur se ia ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit shqiptar, duke i thënë se kot e dërgon në Berlin e Paris pa e dërguar njëherë te anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Dejona Mihali.

“Rama paska dërguar draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, shkroi ai në Facebook. /Zëri