Kurti: Me ndryshimet në Projektligjin për zgjedhjet po i dalim hak diasporës
Foto: Laura Hasani

Kurti: Me ndryshimet në Projektligjin për zgjedhjet po i dalim hak diasporës

Aktuale June 08, 2023 - 11:42

Kryeministri Albin Kurti tha se me votimin e Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës do t’u dalin hak mërgimtarëve, që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik.

Sipas tij, ndër çështje më të rëndësishme që rregullohen me këtë Projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejtën e votës, numërimi i votave dhe mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë hapësirë më të madhe për deputete gra sa është kuota e përcaktuar.

“Si kryeministër i vendit shpreh kënaqësinë dhe falënderimin për të përfunduar këtë proces. Falënderoj partitë politike për pajtueshmërinë për ndryshimet e bërë. Falënderoj miqtë ndërkombëtar. Përpjekje për reformë zgjedhore patën filluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare 2010 që u cilësuan nga misionet e ndryshme si vjedhje industriale të votave. Raporti i misionit të BE për zgjedhjet lokale adresoj 23 rekomandime për procesin zgjedhore”.“Pjesëmarrja e mërgatës në proceset zgjedhore dhe vështirësitë e tyre në realizimi e kësaj të drejte janë arsye për këto ndryshime që tani mundësojnë që ata të marrin pjesë. Ndër çështje më të rëndësishme që rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejtën e votës, numërimi i votave dhe mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë hapësirë më të madhe për deputet gra sa është kuota e përcaktuar. Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online”.

“Shpeshojmë sadopak me votimin e këtij ligji sot do t’u dalim hak mërgimtarëve që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik dhe me durim priten që shteti i tyre t’i bëjë edhe me krenar kur atyre do t’u mundësohet votimi në shtetet ku ata jetojnë”, tha Kurti.