Abazi: Me projektligjin për zgjedhjet Kurti po manipulon me diasporën
Foto: Laura Hasani

Abazi: Me projektligjin për zgjedhjet Kurti po manipulon me diasporën

Aktuale June 08, 2023 - 11:38

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme.

Abazi ka kritikuar pushtetin për këtë projektligj, duke thënë se i harruan premtimet e kaluara kur thoshin se Kosova duhet të ndahet në disa zona zgjedhore.

“Mbetja e Kosovës si një zonë zgjedhore i bën qytetarët vetëm votues dhe jo pjesëmarrës në proceset…”, tha Abazi.

Më tej, ai ka folur edhe për manipulimet që bëhen gjatë procesit të numërimit të votova, duke thënë se është dashur që të digjitalizohet ky proces.

“Ajo ndodh kudo që është vota e qytetari kur bëhet në fletëvotim të numërohet menjëherë… Momentin kur shkon te matrapazi (e ka fjalën për punëtorët e zgjedhjeve, por jo për ata që kanë kryer punën si duhet) që ka marrë pare me deformu voton deputetin në cilin do nivel ajo do të ndodh. Ky ligj në vitin 2023 është vota në mënyrë të digjitalizuar dhe të numërohet në mënyrë automatike”, tha ai.

Ai pati kritika edhe për mosndryshimin e përqindjes së përfaqësimit të grave.

“Gojën plotë të drejta të grave, por ku vjen puna mbahet rregulli i UNMIK-ut prej 30-përqindëshit”, tha ai.

Tutje, Abazi e kritikoi fjalimin e kryeministrit Albin Kurti për Projektligjin për zgjedhjet.

“Fjalimi i tij ishte mbi 80 për qind për diasporën. Është keq me tentu me manipulu që është lehtësu jetën, por ja kemi vështirësu jetën. Teknikisht është problematike, prapë po e përdorimim sistemin zgjedhor për ti joshur, mirëpo në ditën që përfundojnë zgjedhjet harrojmë kush është diaspora… nuk i hapim telefonin…”, tha ai.