Kurti falënderon të gjithë të përfshirët në Projektligjin për zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Kurti falënderon të gjithë të përfshirët në Projektligjin për zgjedhje

Aktuale June 08, 2023 - 11:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për Projektligjin për zgjedhje ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë.

Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit dhe kryetar i LVV-së ka shprehur përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore, shkruan Zeri.info.

“Falënderoj Komisionin dhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e tyre profesional. Falënderoj OSBE-në dhe shoqërinë civile për qëndrimin kritik. Dua të falënderoj edhe KQZ-në për ndihmën e jashtëzakonshme me analiza e studime profesionale. Përpjekjet për reformë zgjedhore patën filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 2010-s që patën përfunduar me parregullsi të shumta, që u patën kategorizuar nga ndërkombëtarët, si zgjedhje me vjedhje industriale të votave. Pas secilit proces zgjedhor ka pasur raporte që kanë shpërfaqur probleme e mangësi nga misione të bashkimit evropian. Raporti i BE-së më 2022 adresoi 23 rekomandime që përfshinin domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore”, tha ai.