Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, pjesëmarrëse në “European Youth Event”

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, pjesëmarrëse në “European Youth Event”

Aktuale June 08, 2023 - 08:35

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, do të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Në këtë mbledhje do të diskutohen 476 tema, por ambasadorja Shala do të flasë për “Rolin dhe ndikimin e aktivizmit rinor - perspektiva nga Ballkani Lindor, Jugor dhe Perëndimor”, raporton Zeri.info.

Kujtojmë se “European Youth Event” është një ngjarje vjetore, e cila mbledh diplomatë, të rinj dhe politikëbërës, për të diskutuar perspektivën dhe të ardhmen e rinisë evropiane.

Në këtë edicion do të diskutohet për “Rolin e demokracisë dhe bashkëpunimin rinor”. /Zëri