Abazi: Me zgjedhjet në veri, Kurti u përpoq të blejë kohë
Foto: Laura Hasani

Abazi: Me zgjedhjet në veri, Kurti u përpoq të blejë kohë

Aktuale June 08, 2023 - 08:19

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se Kurti përmes zgjedhjeve lokale në veri ka tentuar të blejë kohë për të mos e implementuar Marrëveshjen e Ohrit.

Në një intervistë në T7, Abazi ka thënë se nëse Kurti do ta kishte qasjen refuzuese në Bruksel dhe Ohër, atëherë përgjegjës do të mbahej ai dhe grupi negociator. Por Abazi thotë se “së paku Kosova do të kishte sinqeritet në raport me bashkësinë ndërkombëtare”.

“Po të sillej me refuzim në Bruksel dhe Ohër, së paku përgjegjësia do të binte direkt mbi grupin negociator, por do të kishte një sinqeritet mes Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke mos dalë kundër Asociacionit dhe pikës 7 ka tentuar që të blejë kohë për mos implementim të marrëveshjes”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë po ashtu se pranimi i zgjedhjeve të reja lokale në veri e kthen Kosovën në pikën zero.

“Pranimi i zgjedhjeve të reja është bërë realiteti që duhet ta prekim shumë shpejtë, sepse unë një situatë prej të cilës nuk mund të largohet Kurti e as Osmanit pas tërë angazhimit të SHBA-ve dhe BE-së”, ka deklaruar Abazi.

Deputeti Abazi po ashtu ka përmendur faktin që Kurti po nënvizon edhe elektoralisht.

Po ashtu ka thënë se qasja e Kurtit ndaj administratës “Biden” do të duhej të ishte ndryshe.

“Rasti me Grenellin e Trumpin ka qenë ndryshe kur kanë kërkuar ndarjen e Kosovës”, ka thënë Abazi.