Hoxha: Situatën në veri kemi arritur ta menaxhojmë me maturi
Foto: Laura Hasani

Hoxha: Situatën në veri kemi arritur ta menaxhojmë me maturi

Aktuale June 06, 2023 - 11:54

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvend të Kosovës ka thënë se në fokus kanë rendin dhe sigurinë në katër komunat veriore të vendit.

Hoxha para deputetëve tha se këtë vit, si polici, janë përballur me situata të rënda në fushën e mbajtjes së rendit dhe sigurisë në veri të vendit.

“Policia e Kosovës, me përkrahjen edhe të institucioneve tjera shtetërore dhe qytetarëve, ka arritur të menaxhojë situatën me maturi dhe profesionalizëm”, tha Hoxha.