Osmani prezanton planin 9-të pikësh të OSBE-së për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Osmani prezanton planin 9-të pikësh të OSBE-së për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës

Aktuale June 03, 2023 - 19:23

Ministri i jashtëm maqedonas njëherësh edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka prezantuar planin e OSBE-së për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Plan-propozimi prej 9 pikash kërkon që kryetarët e katër komunave në veri të vendit të japin dorëheqjen gjatë verës së këtij viti, shteti i Kosovës të tërheq njësinë speciale nga ajo pjesë e vendit dhe Serbia të ul gatishmërinë ushtarake.

Plan-Propozimi i OSBE-së:

Udhërrëfyesi: 9 Hapat për De-përshkallëzimin dhe NormaliziminArritja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë: Rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

Kosova dhe Serbia rikonfirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit.

Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.

Policia e rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it, merret me sigurinë tokësore.

Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet komunale rikthehen. Jeta normale rifillon. Aksesi u jepet punonjësve komunalë.

Kryetarët e komunave japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.

Zgjedhjet të parakohshme komunale të mbajtura këtë vit.

OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besushmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve

OSBE-ja angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit

OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.