Kurti fton kompaninë e automjeteve KIA të investojë në Kosovë

Kurti fton kompaninë e automjeteve KIA të investojë në Kosovë

Aktuale June 03, 2023 - 16:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

Në këtë takim Kurti e njoftoi Junin për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare, raporton Zeri.info.

Ndër të tjera Kurti tha se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.

Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj.

Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.

Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik.

Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë. /Zëri