Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër
Foto: Laura Hasani

Bislimi i reagon Vuçiqit për intervistën në CNN: Propagandë e pastër

Aktuale June 03, 2023 - 15:23

Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Serbia ka implementuar të gjitha marrëveshjet që nga 2013 e deri sot.

Bislimi thotë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe nuk konsiston me realitetin.

“Janë fakte të rreme, propagandë e pastër”, ka shkruar Bislimi.

Në këtë reagim ai ka bashkëngjitur një listë të shkeljeve që ka bërë Serbia.Këtu Bislimi ka përmendur shkeljen që Serbia ia ka bërë marrëveshjes lidhur me deklarimet the thirrje kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe votën kundër në Këshillin e Evropës. /express