Kryetari i Zubin Potokut: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja, po e konsolidoj kabinetin
Foto: Laura Hasani

Kryetari i Zubin Potokut: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja, po e konsolidoj kabinetin

Aktuale June 03, 2023 - 12:23

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij.

Ai tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri.

Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. /klankosova