
Kurti pajtohet me SHBA-në për zgjedhjet e reja në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer.
Kurti ka thënë se çështja kryesore ishte diskutimi për veriun dhe për t’i dhënë fund tensioneve, raporton Zeri.info.
Ai ka thënë se do që situata në veri dhe veprimet e dhunshme nga “bandat e mbështetura nga Beogradi” të përfundojnë menjëherë.
“I lumtur që bisedova me zëvendës këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jon Finer. E falënderoi për thirrjen e tij dhe u angazhua për të punuar me SHBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, theksoi Kurti. /Zëri
Pleased to speak w/ @POTUS Principal Deputy NSA Jon Finer. Thanked him for his call & committed to work w/ ë to de-escalate tensions. This requires an immediate end to violence by Belgrade-sponsored mobs against security officers until new elections in those municipalities.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 1, 2023