Policia: Sulmi ndaj dy kosovarëve në veri u bë nga një grup kriminelësh të maskuar

Policia: Sulmi ndaj dy kosovarëve në veri u bë nga një grup kriminelësh të maskuar

Aktuale June 01, 2023 - 14:54

Dy persona janë sulmuar gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy kosovarët janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar mirë për sulmin, shkruan Zeri.info.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në hyrje të sheshit në veri të Mitrovicës ku viktimat ishin duke qëndruar.

Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Grupet kriminale në veri sulmojnë dy persona meshkuj kosovarë

Prishtinë, më 1 qershor 2023

Më datë 01.06.2023, në Mitrovicë Veri janë sulmuar dy qytetar meshkuj kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në hyrje të sheshit në Mitrovicë Veri. Viktimat janë sulmuar nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri. Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aktet e tilla kriminale, nuk i shërbejnë sigurisë dhe qetësisë publike, iu shërbejnë vetëm individëve apo grupeve të caktuara kriminale, andaj Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi. /Zëri

Image