Milloviq: Gjendja e serbit të plagosur është e rëndë
Foto: Laura Hasani

Milloviq: Gjendja e serbit të plagosur është e rëndë

Aktuale June 01, 2023 - 10:52

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se gjendja e një serbi, i cili "u plagos me armë zjarri gjatë përleshjes me pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës" në këtë qytet, "është e rëndë".

Aktualisht, shtoi ai, po konsiderohet nëse ai duhet të dërgohet në Beograd për trajtim të mëtejshëm.

"Bëhet fjalë për lëndime të rënda të legenit dhe enëve të gjakut", tha Milloviq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Nga institucionet shëndetësore nuk ka asnjë konfirmim të këtij informacioni.

Përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të hënën në Zveçan, lanë dhjetëra të plagosur në të dyja anët. /Rel