Haradinaj: Situata në veri tejkalohet me veprimet e duhura politike
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sulmet e protestuesve serbë ndaj KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditës së sotme në komunën e Zveçanit.
Ai ka thënë se veprimet e tilla duhet të ndërpritet menjëherë, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos marrë veprime të pakoordinuara me SHBA-në, BE-në e NATO-n, raporton Zeri.info.
Haradinaj thekson se gjendja e krijuar në veri tejkalohet vetëm më veprimet e duhura politike.
“Me vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!
U bëj thirrje të gjitha palëve që t'i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët - ShBA, BE dhe NATO!
Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike!”, u shpreh ai përmes një postimi në Facebook. /Zëri