![Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan](/uploads/zeri.info/images/2023/May/29/auto_350143495_902820560781832_4625857466557683130_n-850x4781685340245.jpg)
Policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
Aktuale
May 29, 2023 - 08:03
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së Komunës në Zveçan.
Në Zubin Potok, REL-i raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal.
Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.
Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së Komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.
Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal.
Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.