
Kurti për takimin me Von Cramonin: Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim eurodeputeten, Viola von Cramon.
Kurti përmes një postimi në Twiter, ka njoftuar se i ka thënë von Cramonit se katër kryetarët e zgjedhur në veri do iu shërbejnë të gjithë qytetarëve.
“Takimi i hershëm me eurodeputetin ViolavonCramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, ka shkruar kurti në Twitter.
Viola von Cramon ka zivizituar sot veriun e Kosovës, ku gjatë qëndrimit të saj atje ka pasur një moment kur forcave policore iu ka drejtuar me “Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.
Early meeting with MEP @ViolavonCramon & her team to discuss developments on Brussels dialogue & post-electoral process in the four municipalities in the north of Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 28, 2023
Thanked for CoE & EU membership support. I emphasized that the elected mayors will serve all citizens. pic.twitter.com/O27gKWkggD