Von Cramon: Situata në veri e tensionuar, duhen gjetur zgjidhje të mençura
Foto: Laura Hasani

Von Cramon: Situata në veri e tensionuar, duhen gjetur zgjidhje të mençura

Aktuale May 28, 2023 - 21:33

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një video të realizuar nga Ura e Ibrit në Mitrovicë ka thënë se situata është e tensionuar.

Ajo ka thënë se ka kaluar një ditë të tërë në veriun e Kosovës dhe i duhet ta pranojë se është situatë shumë e vështirë.

“Më duhet ta pranojë se është situatë e vështirë dhe e tensionuar. Ne kemi parë shumë automjete të armatosura, forca të armatosura dhe unë nuk e di nëse kjo është ide e mirë, në këtë situatë që të hyjnë me forcë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e komunave. Më duhet ta pranojë që edhe nëse dejure jeni zgjedhur kjo ende nuk do të thotë se e keni legjitimitetin të hyni në ndërtesa”, ka thënë ajo në videon që ka postuar në rrjetin social Twitter.

Ajo tutje ka shtuar se duhen gjetur zgjidhje të mençura dhe të qëndrueshme për të hyrë brenda ndërtesave komunale.