Jabllanoviq: Unë dhe kolegët e mi do të jemi pjesë e rezistencës serbe kundër “terrorit” të Kurtit
Foto: Laura Hasani

Jabllanoviq: Unë dhe kolegët e mi do të jemi pjesë e rezistencës serbe kundër “terrorit” të Kurtit

Aktuale May 28, 2023 - 17:51

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë se do të mbështesë dhe do të jetë pjesëmarrës i, siç iu referua ai, rezistencës demokratike serbe për kundërshtimin e legjitimitetit të kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.

Jabllanoviq këtë e deklaroi në një intervistë për Gazetën Insajderi, teksa urdhrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për vazhdimin e punës në objektet komunale të komunave veriore e quajti si “terror”.

“Unë dhe të gjithë kolegët e mi do të jemi pjesë e rezistencës demokratike të serbëve ndaj këtij terrori të Albin Kurtit dhe përpjekjes për të instaluar me forcë njerëz të zgjedhur me ligj, por që nuk kanë legjitimitet politik apo simpati nga popullata vendase. Edhe numri i shqiptarëve që votuan në zgjedhjet e 23.04.2023 është dukshëm më i vogël se numri i shqiptarëve që votuan në vitin 2021”, deklaroi ai.

Jabllanoviq teksa komentoi deklaratat e ndërkombëtarëve lidhur me situatën e fundit të veri, ai tha se ky veprim “do të jetë I dëmshëm për Kosovën dhe VV-në”.

Tutje, ai ka thënë se objektet komunale i takojnë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.