Situata në veri, deputeti gjerman: Nuk duhet harruar që shteti i Kosovës po përpiqet të zbatojnë ligjin

Situata në veri, deputeti gjerman: Nuk duhet harruar që shteti i Kosovës po përpiqet të zbatojnë ligjin

Aktuale May 27, 2023 - 13:37

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjin në Kosovë.

Abrahami përmes një postim në Twitter shkruan se përkundër të gjitha kritikave të justifikuara nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat në territorin e tij.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, shkruan ai, raporton Telegrafi.

Ndryshe, të premten në veri të vendit u tensionua situata pasi kryetarët e sapo zgjedhur të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Situata u tensionua pasi grupe të qytetarëve serbë u tubuan për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve në vendet e tyre të punës.

Megjithatë, kryetari i Zubin Potokut, ai i Zveçanit dhe i Leposaviqit arritën të hyjnë në objektet e komunës nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.

Nga situata e krijuar të premten në veri u lënduan pesë policë, u dogj një veturë e Policisë dhe u dëmtuan disa të tjera.