
Flamuri i Kosovës vendoset edhe në Komunën e Zveçanit
Aktuale
May 27, 2023 - 13:19
Në komunën e Zveçanit tashmë janë vendosur flamujt e shtetit të Kosovës, ndërsa janë larguar ata serbë.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka arritur të futet të premten në objektin e komunës, vetëm pas asistimit të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë u lënduan pesë policë si dhe u dëmtuan katër vetura zyrtare.
Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata dhe mos të ketë provokime nga asnjëra palë