Flamuri i Kosovës vendoset në komunën e Leposaviqit
Aktuale
May 26, 2023 - 17:20
Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës, aty është vendosur flamuri i Kosovës.Në pamjet që po raporton nga vendi i ngjarjes, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri.
Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.
Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.