Kryetari Peci: Jam brenda në Komunë, ia fillova punës - i hoqëm flamujt e Serbisë

Kryetari Peci: Jam brenda në Komunë, ia fillova punës - i hoqëm flamujt e Serbisë

Aktuale May 26, 2023 - 15:10

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për gazetën Nacionale, duke treguar se ai tashmë gjendet në objektin e Komunës. Tutje, ai ka thënë se situata është "e qetë".

"Jam brenda Komunës në Zveçan, kam nisur punën si kryetar. Po, ka pasur disa incidente të vogla nga një grup i vogël i qytetarësh të pakënaqur". Kështu thotë në një përgjigje për Nacionalen kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i pyetur rreth ngjarjeve të sotme të tensionuara dhe pas përplasjeve, ku pati një shpërbërje të protestuesve me gaz lotsjellës dhe ku u dogj një veturë e Policisë së Kosovës.

“Për momentin është gjithçka mirë. Tentimi i parë pat disa telashe të vogla. Por gjithçka është e mirë".

Nacionale e pyeti se a i hoqët flamujt serbë, për çka kryetari Peci u përgjigj pozitivisht.

“Nga objekti i Komunës gjithçka është raportu për momentin”.

“Po në objekt janë Policia e Kosovës, por jo në zyrë”.

Image