Drama e Vuçiqit, vendos në gatishmëri të lartë ushtrinë serbe dhe urdhëron të nisen drejt kufirit me Kosovën

Drama e Vuçiqit, vendos në gatishmëri të lartë ushtrinë serbe dhe urdhëron të nisen drejt kufirit me Kosovën

Aktuale May 26, 2023 - 14:19

Presidenti i Serbisë dhe komandanti suprem i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiq, nënshkroi një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i urdhëroi ato që "urgjentisht të lëvizin në drejtim të vijës administrative me Kosovën".

Sipas Novostit, Vuçiqi vendosi për këtë veprim “për shkak të dhunës që po ushtron policia speciale e Albin Kurtit ndaj popullit serb në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”, transmeton Zeri.info.

Gjithashtu, thuhet se presidenti i Serbisë kërkoi nga NATO-ja që urgjentisht të ndalohet dhuna ndaj serbëve. /Zëri