Prani e shtuar policëve në objektet e komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, lëshohen alarmet në veri [video]

Prani e shtuar policëve në objektet e komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, lëshohen alarmet në veri [video]

Aktuale May 26, 2023 - 12:31

Një prani e shtuar e Policisë së Kosovës është parë pranë objekteve të komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas portalit në gjuhën serbe Kosovo-online, pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot para mesditës kanë rrethuar ndërtesat e komunave, transmeton Zeri.info.

Pas kësaj në zonat në veri janë dëgjuar sirena të alarmit, që zakonisht lëshohen sa herë që serbët bëjnë thirrje për t’u mbledhur dhe kundërshtuar vendime të Qeverisë së Kosovës.

Raportohet se në afërsi të objekteve komunale ndodhen pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë betuar kryetarët e rinj të këtyre tri komunave. /Zëri