
Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani
Aktuale
May 26, 2023 - 07:53
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët mbajnë konferencë për media.
Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.
Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Ndryshe, takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.