Mustafa: Kurti e ka pranuar edhe Asociacionin edhe vetmenaxhimin

Mustafa: Kurti e ka pranuar edhe Asociacionin edhe vetmenaxhimin

Aktuale May 25, 2023 - 22:57

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kryeministri Kurti ka pranuar, me marrëveshjen e arritur në Bruksel, të përfunduar në Ohër, ka pranuar edhe Asociacionin, edhe vetmenaxhimin e komunave me shumë serbe.

“Kryeministri mund të shtrojë teza teorike para opinionit, mirëpo kryeministri i ka pranu të dyja. Kryeministri e ka pranu edhe vetmenaxhimin, e ka pranuar edhe Asociacionin. Kryeministri është përbetuar që do të zbatojë pikën 10 të marrëveshjes, në të cilën thuhet se do të implementohen të gjitha marrëveshjet që janë arritë përpara”, tha Mustafa. 

Mustafa tha se Kurti do të zbatojë edhe pikën 7 për vetmenaxhimin sepse ai ka shprehur edhe gatishmëri që ta nënshkruajë edhe marrëveshjen e shkurtit dhe planin e zbatimin e Ohrit. /atv