Lulzim Hetemi betohet si kryetar i Leposaviqit
Foto: Laura Hasani

Lulzim Hetemi betohet si kryetar i Leposaviqit

Aktuale May 25, 2023 - 13:33

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sapo ka dhënë betimin si i pari i kësaj komune.

Ceremonia e betimit të kryetarit dhe asamblistëve është zhvilluar në shkollën “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë, në pamundësi për të pasur qasje në objektin e Komunës, raporton Zeri.info.

Po ashtu betimin e kanë dhënë edhe asamblistët e zgjedhur.

Situata në komunat e veriut sot gjatë ditës ka qenë e qetë, ndërsa nga ora 10:00 betimin e kanë dhënë edhe kryetarët, i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image