
Mblidhet LDK-ja, pritet shpallja e zgjedhjeve të brendshme
Aktuale
May 24, 2023 - 15:46
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur në selinë e partisë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth shpalljes së zgjedhjeve të brendshme.
Pas mbledhjes së Kryesisë, të premten pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve.