Olta Xhaçka në Bruksel, për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së
Foto: Laura Hasani

Olta Xhaçka në Bruksel, për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së

Aktuale May 22, 2023 - 10:25

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se në Bruksel ka shkuar ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo për të marrë pjesë sot në takimin informal me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Xhaçka pritet të zhvillojë një takim edhe me komisionarin evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim pritet të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ndikimin e agresionit rus në Ballkanin Perëndimor, si dhe aspekte të bashkëpunimit rajonal.