Erden Atiq sot betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut
Aktuale
May 19, 2023 - 08:12
Sot fillon betimi i kryetarëve të rinj të katër komunave në veri të Kosovës.
Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej katër kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.
Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.